Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Tue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Wed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Wed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Wed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Wed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Wed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Wed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Tue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Tue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 11 më Fri Dec 28, 2012 4:20 pm

leter e bukur dashurie

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

leter e bukur dashurie

Mesazh  Dibrani prej Mon Jan 11, 2010 11:06 pm

Po e nisi kete leter me fjalet, te desha, te dua dhe do te dua pergjithmon. Ah sa veshtir qenka qe nen dirigjimin e vuajtjes se tmerrshme dhe nen tingujt e melodis nga thellsia e plageve shpiterore ta nxjerresh ndonje shkronj dhe ta shkruash fjalen-dashuri. Dashuri ky vullkan i vuajtjes shpirterore. E dashura ime, tani jemi te ndar. Kete nuk mund ta mohoj, por nje gje te tille ende nuk e besojn syt e mi te shkruar, te cilet edhe pse te perlotur dhe te lodhur nga nostalgjia e mungese sate ende shpresojn se nje dite do te pendohesh dhe do te kthehesh ne ngrohtesin e shpirtit tim, aty edhe na mbeten pergjysm perpilimet e planeve te reja per nje te ardhme te lumtur. Por jo, kete nuk e besoj se jam tuxan. Kushedi ndoshta edhe do te ndodhe. Dhe nese ndodh , ateher do te isha njeriu me i lumtur ne bote. E dashur po i shkruaj keto vargje te shkurtera jo per te te then se sa te kam dashur, sepse kete e di edhe ti vetem, por vetem desha te te them se une i dashuri yt i dikurshem, edhe pas gjith asaj qe ma bere, ende jam i gjall dhe jetoj i vetmuar ne nje skaj te kesaj bote te quditshme. Ende, une i gjori te dua, me shume se qdo gje tjeter ne bote. Ti e di se une gjithmon ti pranova keshillat e tua, ndersa ti kurr nuk i pranove keshillat e mia dhe pikerisht per shkak ne mes heshtj! es sime dhe deshtimit tend u formua hendeku i urrejtjes ne te cilen pastaj u futen plumbat e xhelozis qe na e vrane dashurine. Por kurre nuk arriten ate dashuri ta shuajne. Na e vrane dashurin, ndersa ti me vrap u largove drejt asaj lagjeje te faraoneve, pa u merzitur fare. Te lutem, si nuk pate pak meshire per lumin e madh te loteve te mi, qe i derdha ate dite duke folur me ty, spate meshir as per lutjet e shumta qe ti bera. Si e shkele premtimin qe ma pete dhene se vetem vdekja mund te na ndaje... E dashur, te them edhe nje her une vuaj per ty. Ende me perkund hija e dores sate ne djepin e endrrave

Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 28
Location : -----------------

Shiko profilin e anëtarit http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Me mungon

Mesazh  Dibrani prej Thu Jan 14, 2010 1:13 am

Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të perlotur. Më beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua të gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra.

Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 28
Location : -----------------

Shiko profilin e anëtarit http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: leter e bukur dashurie

Mesazh  SpLaSh prej Thu Jan 14, 2010 1:39 am

Loool.. Mufitk Pertoj Ta Lexoj mer... :p Ti e kishe te gatshme mer Apo E Shkrujte? :p Razz

SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 23
Location : AlbaNia KuKeS

Shiko profilin e anëtarit http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: leter e bukur dashurie

Mesazh  Dibrani prej Fri Jan 15, 2010 10:12 pm

JO e kam shkruar po te kishe rene ne dashuri do e lex e rilexoje disa here po akoma ske rene tamam

Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 28
Location : -----------------

Shiko profilin e anëtarit http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: leter e bukur dashurie

Mesazh  SpLaSh prej Fri Jan 15, 2010 10:19 pm

Ha Ha Ha Ha Ha Ha Razz lol! lol! lol! Sapo E Lexova ... Me Pelqeu ..

SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 23
Location : AlbaNia KuKeS

Shiko profilin e anëtarit http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: leter e bukur dashurie

Mesazh  Dibrani prej Sat Jan 16, 2010 12:52 am

SpLaSh shkruajti:Ha Ha Ha Ha Ha Ha Razz lol! lol! lol! Sapo E Lexova ... Me Pelqeu ..


ahahahhahaha gz

Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 28
Location : -----------------

Shiko profilin e anëtarit http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: leter e bukur dashurie

Mesazh  Sponsored content Today at 9:20 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi