Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Tue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Wed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Wed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Wed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Wed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Wed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Wed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Tue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Tue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 11 më Fri Dec 28, 2012 4:20 pm

Kuriozitete.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kuriozitete.

Mesazh  SpLaSh prej Wed Dec 30, 2009 1:50 am

Të domosdoshme për jetën
Nga studimet mbi rruzullin tokësor mund të formohet lehtë një listë mbi "ekuilibrat e elementëve të domosdoshëm për jetën". Astronomi amerikan Hjuxh Ros ka hartuar një listë në lidhje me përshtatshmërinë e Tokës për jetën duke i renditur si më poshtë:

Forca Tërheqëse e Tokës
Nëse do të ishte më e madhe, atmosfera e Tokës do të akumulonte sasi të mëdha amoniaku dhe metani, të cilat do të ishin negative për jetën.
Nëse do të ishte më e vogël, atmosfera e Tokës do të humbte sasira të mëdha uji që do ta bënte të pamundur jetesën.

Largësia nga Dielli
Nëse do të ishte më e madhe, planeti do të ftohej shumë, duke krijuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë, si pasojë planeti do të hynte në epokën e akullit.
Nëse do të ishte më e vogël, planeti do të skuqej nga rrezet e Diellit duke shkaktuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë, gjë që do ta bënte të pamundur jetesën në të.

Trashësia e Kores së Tokës
Nëse do të ishte më e madhe, do të transportohej nga atmosfera për në koren e Tokës më tepër oksigjen.
Nëse do të ishte më e vogël, do të kishte aq lëvizje vullkanike sa do ta bënin të pamundur jetesën në planet.

Shpejtësia e Rrotullimit të Tokës rreth vetes
Nëse do të ishte më e madhe, erërat atmosferike do të fitonin shpejtësi të mëdha, tufanet dhe ciklonet do ta bënin të pamundur jetesën.
Nëse do të ishte më e vogël, ndryshimi i temperaturës midis ditës dhe natës do të ishte shumë i madh.

Forca Tërheqëse midis Hënës
Nëse do të ishte më e madhe, forca tërheqëse e fuqishme e Hënës do të ndihej shumë efektive mbi kushtet atmosferike, rrotullimin e Tokës rreth vetes dhe mbi baticat e zbaticat në dete.
Nëse do të ishte më e vogël, do të shkaktonte ndryshime negative të klimës për jetën.

Fusha Magnetike e Tokës
Nëse do të ishte më e madhe, do të formoheshin furtuna të fuqishme elektromagnetike.
Nëse do të ishte më e vogël, do të hiqej ajo mburojë e Tokës kundrejt erërave të Diellit dhe rrezatimit të dëmshëm të tij.

Albedo (Rrezet e Diellit që reflektojnë në sipërfaqe të Tokës, përqindja e rrezeve të Diellit që arrijnë deri në sipërfaqe të Tokës)
Nëse do të ishin më të mëdha, me një shpejtësi të rrufeshme do të hynim në epokën e akullit.
Nëse do të ishin më e vogël, pasojat "serë" do ta rrisnin shumë nxehtësinë ku Toka fillimisht do të mbetej poshtë ujit nga shkrirja e akullnajave dhe më pas do të nxehej tej mase.

Përqindja e Oksigjenit dhe e Azotit në Atmosferë
Nëse do të ishte më e madhe, funksionet jetësore do të shpejtësoheshin negativisht.
Nëse do të ishte më e vogël, funksionet jetësore do të ngadalësoheshin negativisht.

Përqindja e Ujit dhe Dioksidit të Karbonit në Atmosferë
Nëse do të ishte më e madhe, atmosfera do të ngrohej tej mase.
Nëse do të ishte më e vogël, temperatura atmosferike do të ulej.

Trashësia e Shtresës së Ozonit
Nëse do të ishte më e madhe, temperatura në rruzullin tokësor do të ulej.
Nëse do të ishte më e vogël, rruzulli tokësor do të nxehej shumë dhe do të mbetej i pambrojtur përballë rrezeve të dëmshme ultravjollcë të Diellit.

Lëvizjet Sizmike (Tërmetet)
Nëse do të ishin më të mëdha, do të ishte një shkatërrim i vazhdueshëm për gjallesat.
Nëse do të ishin më të vogla, lëndët ushqimore në fund të oqeanit nuk do të përziheshin në ujë, gjë që do të ndikonte negativisht në jetën në oqeane dhe dete, si rrjedhojë edhe në të gjitha gjallesat e Tokës.
Këto që numëruam deri këtu janë vetëm një pjesë e atyre ekuilibrave aq delikatë dhe të domosdoshëm për të formuar dhe mundësuar jetën në Tokë. Madje vetëm këto që u radhitën këtu do të mjaftonin për të demostruar se universi dhe Toka kurrë nuk mund të arrijnë të formohen si fryt i rastësisë dhe i zhvillimit të ngjarjeve aksidentale njëra pas tjetrës.
Të gjithë këto informacione kanë cilësinë të konfirmojnë edhe një herë një fakt të qartë. Ai, që ka krijuar në mënyrë të përsosur të gjithë universin, yjet, planetet, malet dhe detet, që i jep jetë njeriut dhe të gjitha gjallesave, që i mjafton fuqia të krijojë çdo gjë nga mosekzistenca, që krijimet e Tij i vë nën urdhrat e njeriut e që zotëron një forcë dhe fuqi të pafund, është Allahu. Allahu, këtë krijim të Tijin të përsosur një ajet të Kuranit e tregon si më poshtë:
"A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kurorën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi. Dhe prej saj nxorri ujin e saj dhe kullotat e saj. Kurse kodrat ia përforcoi. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja." (Naziat, 27-33)

Harun Jahja

[Marre nga www.studenti.forum-2007.com ]

-Njeriu më i moçem në botë në historin e shkruar të njerzimit ka qenë zonja Zhane Luisa Kalmenti (Jeanne Louise Calment) e lindur më 21 shkurt 1875 në Francë e cila vdiq më 4 gusht 1997.

Ajo në jeten e saj ëshë regjistruar në librin e rekordeve për disa dukuri sikur që është këngëtarja më e vjetër apo aktorja më e vjetër. Në moshën 114 vjeçare ajo luajti rolin që prezentonte vetëveten në filmin "Vincenti dhe Unë" (Vincent and Me) në vitin 1990.

-Krung-thep-maha-nakorn apo Krungthepmahanakornamornratanakosinma-hintarayutthayamahadilokphopnopparatraja-thaniburiromudomrajaniwesmahasatharnamo-rnphimarnavatarnsathitsakkattiyavisanukamprasit është emri zyrtar i Bankokut kryeqytetit të Tailandës. Njëherit ky është toponimi më i gjatë për ndonjë vend gjeografik.
Termi i toponimit përbëhet nga 175 shkronja dhe nga shqiptarët ëshë vështirë të lexohet ndërsa tabela në hymje të qytetit duhej të dukej përafërsisht:

Krungthepmahanakornamornratanakosinma-
hintarayutthayamahadilokphopnopparatraja-
thaniburiromudomrajaniwesmahasatharnamo-
rnphimarnavatarnsathitsakkattiyavisanukamprasit=
Bangkok

-Zsofie Gyamati është një 19 vjeçare (2006) që për librin e rekordeve pohon se ja pasur orën e mësimit më të gjatë në botë. Ajo thotë se ishte ora e mësimit të gramatikës dhe literaturës së hunarishtes.

Kjo ndodhi si ide e njërit nga sholkët e klasës pasi që të Mërkuren kishin dy orë të gjata njëren pastjetres. Pasi që atyre ju nevojitej të ndiqnin dy leksionet njëri pas tjetrit, idea e shokut të saj ishte që të studionin pandërpre 24 orë. Kështu ai aranzhoi këtë orë mësimi në gjimnazë.

Regullat e kësaj ore mësimi ishin që brenda 24 orëve të mos ketë ndërpreje bisede, asnjëri të mos e zinte gjumi dhe nevoja biologjike duhej kryer brenda dy minutave. Këto tri rregulla kanë qenë njëherit edhe "njësi matëse" që duhej rrespektuar gjithsesi.

SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 23
Location : AlbaNia KuKeS

Shiko profilin e anëtarit http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi