Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Tue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Wed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Wed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Wed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Wed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Wed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Wed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Tue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Tue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 11 më Fri Dec 28, 2012 4:20 pm

Organizatat me te rrezikshme ne bote

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Organizatat me te rrezikshme ne bote

Mesazh  Leoo prej Thu Jan 14, 2010 7:57 pm

COSA NOSTRA” italiane
eshte themeluar ne fillim te shekullit XVI ne Sicili, megjithate lindja e kesaj organizate i atribuohet viteve te Luftes se Dyte Boterore, kur amerikanet ndihmuan ringritjen e mafies ne Sicili. Shume bose italo-amerikane, te burgosur ne ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa per te thene ndonje emer), u kontaktuan nga CIA dhe u lane te lire ne menyre qe t’i siguronin mbeshtetje ne Itali aleateve. Shefat historike te “Cosa Nostra”-s siciliane kane qene Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.
marre nga revista ''Kuriozitete''

“CAMORRA”
Kjo organizate eshte themeluar nga mesi shekullit XVI ne Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e nje takse qe paguhej nga pronaret e lokaleve per te siguruar mbrojte. Keto te dhena i perkasin Mbreterise se Napolit dhe datojne me 1735. “La Camorra” aktualisht vepron ne 111 vende (perfshire ketu qytete dhe provinca). Struktura e saj eshte e ngjashme me ate te “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zoteron nje zone te caktuar. Fusha kryesore e veprimtarise se saj eshte trafiku i droges, falsifikimet, venia e gjobave, trafiku i armeve, prostitucioni, rrembimet, etj. Shefat historike te “Camorra”-s kane qene Karmine Alfieri dhe Rafaele Kutolo.

“NDRANGETA”
Kjo organizate e ka seline ne Kalabri. Perbehet nga 144 organizime me 5600 anetare. Ajo e realizon kontrollin e saj ne territorin kalabrez fale lidhjeve mafioze te quajtura “Ndrine”. Ka nje strukture te dukshme horizontale, ekzistojne lidhje te ngushta midis grupeve te ndryshme, por nuk ka nje qender drejtuese rajonale apo provinciale. “Ndrangeta” ka kryer dy vrasje te ashtuquajtura te medha, ne gusht te vitit 1991 vrau prokurorin Skopeliti dhe me pas ish-presidentin e hekurudhave te Italise, Ludoviko Ligato, si dhe cilesohet me karakter te dukshem antishtet. Shefi historik i “Ndrageta”-s eshte konsideruar De Stefano.

“SACRA CORONA UNITA”
Nuk eshte e vetmja organizate mafioze ne Pulia te Italise, por pa asnje dyshim eshte me e rendesishmja dhe me e madhja. Seline qendrore e ka ne Pulia. Fillimet e saj i ka ne vitet ‘80 dhe sot eshte organizimi me i fuqishem. Perbehet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anetare, kryesisht ne provincen e Brindizit, Leçes dhe Torontos. eshte nje organizim i ri ne krahasim me organizimet e meparshme te mafies, per sa i perket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmeri dhe egersi te dukshme. E veçanta e kesaj mafieje eshte perdorimi i te miturve dhe lidhja e ngushte me segmente shqiptaresh.

“STIDDA”
Organizata “Stidda” eshte themeluar ne Sicili, por nuk ka asgje te perbashket me “Cosa Nostra”-n siciliane. Ngjason me shume me “Sacra Corona Unita” me qender ne Pulia. Anetaret e saj nuk jane vetem italiane, por edhe shqiptare, afrikane dhe aziatike. Madje jane te anetaresuar edhe ruse. Merret kryesisht me trafik droge, shfrytezim prostitucioni, trafik armesh dhe deri diku me pastrim parash. Anetaret e kesaj organizate kane kryer disa vrasje, te cilat nuk kane pasur bujen e vrasjeve te organizuara nga “Cosa Nostra”, “Camorra” apo “Sacra Corona Unita”. eshte nje organizim mjaft i ri dhe i veçante i mafies italiane, per te mos thene organizimi me i ri.

“ORGANIZATSYA”
Kjo organizate, e cila vepron edhe sot, i ka fillimet qe ne kohen e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndahet ne 3 nivele: Grupe te vogla te perbera nga 10 deri ne 15 persona, te pavarur ne menyre direkte nga kreret e mafies, brigadat e medha qe perbehen nga 200 deri ne 300 persona, te cilet drejtojne grupet e vogla dhe te ashtuquajturit “vjedhesit e ligjit”, qe jane rreth 150 veta. Ata kane pushtet ekonomik dhe politik. Duke qene se shumica jane avokate, mjeke, inxhiniere dhe politikane, ata jane te afte te realizojne projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike. Mafia ruse merret me shume me trafik droge dhe armesh.

“NEOMENKLATURNAJA”
Interpretimi i fenomeneve mafioze ne Rusi do te duhej vendosur ne nje kontekst me te gjere analizash mbi te ashtuquajturen “Nomenklaturnaja privatizacija” (kjo do te thote privatizim ne sherbim te nomenklatures), fale se ciles, eksponente te nomenklatures se larte dhe te mesme te Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik kane arritur, ne pjesen me te madhe, qe gjate viteve te tatepjetes dhe rrezimit te regjimit komunist (1986-1992) te shnderrohen ne kapitaliste dhe pronare te rinj, nepermjet nje veprimtarie bashkepunimi per pervetesimin e burimeve financiare, shpesh ne bashkepunim me mafien e organizuar edhe jashte Rusise.

“YAKUTSA”
Çdo bande mafioze ne Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krere te ndryshem. Ne traditen e saj spikasin rituale shume te vjetra si shume kohe para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, eshte ceremonia e pranimit te çdo anetari te ri, i cili betohet per besnikeri dhe devotshmeri duke pire sake nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qene se eshte i ndryshem per çdo bande, deshmon perkatesine e anetareve te bandave. Riti tjeter i organizates mafioze japoneze “Yakutsa” eshte Yubitsume, e cila ka te beje me prerjen e gjymtyreve te ndryshme te trupit. Ne te tre keto ceremoni protagonistet jane oyabun, (kapo), kobun, (vartesit).

“COSA NOSTRA” amerikane
U themelua ne fillim te shekullit te kaluar dhe u pasurua ne dy dekadat e pare. Ajo lindi per dy arsye: Emigrimi ne SHBA i nje numri te madh italianesh midis te cileve kishte dhe nga ata qe ishin marre me krime, dhe per shkak se shume mafioze nga Sicilia per t’i shpetuar ligjit ne Itali u detyruan te shkonin ne SHBA. Nje rol te madh ne largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjate periudhes fashiste, i cili i persekutoi per nje kohe te gjate. Jane 5 familje ne Amerike qe mbanin kontakte te ngushta me kreret ne Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy te fundit marrin pjesen me te madhe te fitimeve.

“SOLMCEVO”
eshte nje organizate mafioze ruso-aziatike, e cila funksionon kryesisht ne Hungari, Republiken Çeke, Gjermani, Austri, Belgjike, Itali, SHBA, Kosta Rika, Izrael, por edhe ne shume vende te tjera te Azise se Jugut. eshte nje organizate qe per nga ashpersia konkurron me “Cosa Nostra”-n dhe “Camorra”-n. Merret kryesisht me trafik armesh, qeniesh njerezore dhe droge. Kriminaliteti ruso-aziatik eshte tashme i specializuar ne trafikun e heroines qe vjen nga “Trekendeshi i Arte” (Birmani-Laos-Kamboxhia) dhe nga “Gjysmehena e Arte” (Pakistan-Afganistan-Iran) dhe per shperndarjen vijuese ne vendet e ish-BS-se, Evropes dhe SHBA-se.

“MOGILEVIC”
Organizata “Mogilevic” eshte grupimi me i forte i mafies ne Hungari, Budapesti eshte baza operative e kesaj organizate. Rrjeti i saj eshte i shtrire ne Ukraine, Republiken Çeke, Izrael, SHBA, Karaibe, etj. Kjo organizate mafioze, e cila ka ndikim ruso-aziatik ka perfeksionuar metodat per riciklimin e kapitaleve te paligjshme dhe eshte ne avangarde ne perdorimin e transportit te naftes, metaleve joferrike dhe materialeve strategjike, ne operacionet per pastrimin e parave “te pista”, jo vetem te tyre, por edhe te organizatave te medha kriminale nderkombetare.

“IVAN KOV”
eshte nje organizate tipike mafioze ruse, por qe funksionon me teper jashte kufijve te Rusise, madje shume larg. Organizata “Ivan Kov” e ka shtrire rrjetin e saj kryesisht ne SHBA dhe Karaibe. Kjo organizate ka instaluar baza operative per trafikimin e heroines nga Hong Kongu, Singapori dhe Bangkoku, ku bashkepunon me “Triade”-n kineze. Heroina transportohet nepermjet ajrit neper Lindjen e Larget, ne Azine Qendrore dhe keshtu, me toke, permes Pakistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe, vijon ne Moske, San Peterburg, nga ku malli niset me maune per ne Evropen Perendimore dhe me avion ne SHBA.

“XXI SECOLO”
eshte nje organizate mafioze ruso-aziatiko-italiane dhe ka lidhje te forta me mafien gjermane, amerikane, izraelite dhe qipriote. Kjo organizate vazhdon te shtrije pranine e saj ende jashte kufijve te Federates Ruse, madje edhe jashte kufijve te vete CSI-se, ne tregun e ligjshem dhe te zi te rajoneve te ndryshme te botes, Evrope Qendrore dhe Lindore (ku dominon bota e krimit), Evrope Perendimore, SHBA, Afrike, Amerike Qendrore dhe Jugore, Lindje e Afert dhe e Larget. Kriminaliteti i kesaj organizate eshte tashme ne gjendje te konkurroje ose te bashkepunoje ne barazi te plote me organizatat kriminale nderkombetare me te fuqishme.

“CERNOJ”
eshte organizata mafioze ruse me e frikshme e gjithe Evropes. Ajo funksionon ne Britanine e Madhe, Zvicer, Izrael, Montekarlo e deri ne SHBA. Trafiku i femijeve eshte specialiteti i kesaj organizate, por jo me pak jane edhe vrasjet dhe ekzekutimet makabre. Kjo mafie ruse merret me shitjen dhe blerjen e foshnjave dhe sherbimi i fshehte gjerman thote se ka te dhena se organet e femijeve lypsare te vrare nga mafia ruse jane derguar me
dokumente te falsifikuara ne klinikat e vendeve perendimore per t’u perdorur per transplant organesh. Ky eshte specialiteti, por jo me pak i rendesishem eshte trafiku i armeve dhe droges.

“TRIAD”
Ne shqip do te thote treshe, eshte organizata me e fuqishme mafioze per trafikun e droges. “Triad”-a kineze eshte marre si shembull konkurrimi per mafien ruso-aziatike. Anetaret e kesaj organizate kane instaluar baza operative per trafikimin e heroines ne Hong Kong, Singapor dhe Bangkok. Fillesat e kesaj organizate mund te themi qe jane me te lashtat ne krahasim me te gjitha mafiet e tjera, ato datojne qe ne vitin 1760. Por megjithese kjo organizate ka shekuj qe eshte krijuar, veprimtaria e saj kriminale ka nisur ne vitin 1911, kur eshte kryer edhe vrasja e pare nga anetaret e saj. eshte po aq e frikshme sa mafia perendimore.

“CARTEL”
eshte cilesuar si organizata me e fuqishme ne trafikun e kokaines. Kjo organizate mafioze eshte formuar ne vitet 1970-1980 nga Madellin Cartell ne Kololumbi. “Kartelet” kolumbiane jane rrjeti me i fuqishem i transportit te kokaines jugamerikane, te destinuar per tregun evropian dhe ate te ish-Bashkimit Sovjetik, per te cilin SHBA sherben si pike tranziti. Kohet e fundit eshte vene re se me kete organizate te fuqishme mafioze ka lidhje edhe e ashtuquajtura mafie shqiptare. Por jo aq sa mafia ruso-aziatike. Ndersa deri dje Kolumbia ishte prodhuesja numer nje e substancave narkotike, tashme po konkurrohet nga Rusia.

“IZMAJLOVO”
Ne mafien ruse nuk mungojne shembujt te lidhjes se ngushte ndermjet pushtetit politik dhe strukturave mafioze, te zbuluara nga hetimet ligjore. I tille eshte rastin Aleksej Iljusenko, ish-Prokurorin e Pergjithshem, i akuzuar se ka favorizuar shoqerine e naftes “Balkan Trading”. Do te mund te permendej edhe lidhjet ndermjet ish-zv.kryeministri Oleg Soskovec dhe ish-ministri i Sportit Samil Tarpisev me grupin kriminal “Izmajlovo” dhe me vellezerit Cernoj (me te cilet Aleksandr Lebev kishte lidhje), lidhjet e Aleksandr Korzakov, ish-shef i Sherbimit te Sigurimit Presidencial, tashme te cituarin Fondacioni Kombetar i Sportit.

“MAZUTKINO”
eshte nje organizate ruso-aziatike qe merret kryesisht me trafikun e armeve, droges, gureve te çmuar dhe qenieve njerezore. Rrjeti i saj eshte i shtrire ne Poloni, Austri, Gjermani, Lihtenshtein, Zvicer, Montekarlo, Itali, SHBA, etj. Nga faktoret konkurrues dhe frenues te mafies ruso-aziatike, si nje nga protagonistet kryesor ne tregun e heroines eshte ekspansioni galopant i kultivimit te bimes se hashashit ne vendet ish-sovjetike te Azise Qendrore (vleresohet se ne kete zone, kryesisht ne Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kirgistan ka tre milione hektare te mbjella me hashash, qe kontrollohet nga organizatat mafioze lokale).

"RUDAJ"
Aleks Rudaj eshte kreu i nje bande shqiptare qe jeto ne Bronx te New Yorkut. Banda e tij njihej sidomos ne fushen e manipulimit te basteve. Banda u krijua rreth vitit 1993 dhe fuqia e saj arrin kulmin ne fillimin e viteve 2000. Sipas hetuesve amerikane, veprimtaria e tyre ka filluar ne distriktin e Bronxit dhe me pas eshte zgjeruar edhe ne te tjeret. Nje nga karakteristikat e kesaj organizate, ishte fakti qe ajo ishte e dhunshme. Sipas hetuesve, ajo arriti te pushtonte disa zona dhe t´i vinte ato nen kontroll, vetem ne saj te dhunes qe ushtronte ndaj personave qe ngrinin koke kunder saj.

FAMILJA E “MAFIES Se ZEZe”, SHBA
U krijua nga Demetrius Flenory dhe vellai i tij, Terry. Kjo bande e filloi aktivitetin e saj kriminal duke shitur doza te vogla kokaine ne rruget e Detroitit gjate viteve ’80 dhe perfundimisht u zhvillua brenda gjithe vendit dhe jashte SHBA-se. Investigimi dyvjeçar i federaleve konkluduan se anetaresimi i saj eshte gjitheperfshires. Banda ka marr goditjen e saj me te madhe ne vitin 2005, ku gjate nje aksioni te DEA (strukture policore amerikane) u arrestuan 30 persona qe dyshohej te ishin pjese e “Familjes se Mafias se Zeze”, si dhe nje sasi prej 9.5 kilograme heroine, dhe 10 milione dollare.

“MAFIA E ZEZe”, FILADELFIA
Ne vitet 1980 disa te rinj te aferm me njeri-tjetrin krijojne grupin “Mafia e te rinjve zezake”. Ajo kontrollonte gangsteret xhamajkane, te cilet kishin kontrollin e trafikut te kokaines ne Filadelfia te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Njesoj si me te vjetrit, ata ishin tmerresisht te dhunshem dhe te mesuar me frikesimin e deshmitareve dhe vrasjeve. Lideri i saj, Aaron Jones ka vdekur ne Pensilvani. Pjesa tjeter qe ngeli e “Mafias se zeze” shpesh bashkepunonte me mafian italiane te Filadelfias. Kryesisht mafiat amerikane kane qene te dhunshme dhe fusha kryesore ku vepronin ishte pikerisht trafiku i droges.

MAFIA TURKE
eshte quajtur si nje organizate kriminale shume e fuqishme. Mafia turke ka pasur ne kontroll nje pjese te madhe te trafikut te heroines ne te gjithe boten. Mafia turke disa here ka qene bashkepunetore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte me teper ne trafikimin e lendeve narkotike, por edhe te “mishit te bardhe”, siç njihet ne gjuhen e mafias. Madje sipas disa raporteve, vetem tete vjet me pare ne Stamboll operonin nga organizata e mafies turke 200 gangstere. Kontrolli i mafias turke arrinte deri ne lindjen e mesme, dhe disa here edhe deri ne vendet aziatike.

“HARLEM”
Shume pak dihet per banden e famshme te Harlemit, qe operonte ne New York. Pothuajse e gjithe organizata kriminale e Harlemti gjate kohes se depresionit te madh, kontrollohej nga italianet, çifutet dhe gangsteret irlandeze. Ata paten lirine per shkak te gjendjes ekonomike te krijuar ne ato vite. Aktiviteti i saj ishte ne kumar, prostitucion dhe droge. Harlemi ishte nje lagje e New Yourkut, dhe ne ate periudhe ka qene ndoshta me aktivja, kudo ne rruge gjeje gangstera, te cilet kishin vendosur ngado rregullat e tyre. Harlemi pati rendesine e vete ne kohen kur u krijua, dhe kumari ka qene aktiviteti i saj me i shpeshte.

“MAFIA IRLANDEZE”
Banda irlandeze eshte nje nga organizatat me te vjetra kriminale ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dhe ka ekzistuar qe nga fillimi i shekullit te 19 deri ne ditet e sotme. Origjina e saj ishte ne lagjen amerikane te irlandezeve, dhe me pas banda irlandeze u perhap ne te gjitha qytetet kryesore te Amerikes, duke perfshire Boston, New Yorl, Çikago, New Orleans, Filadelfia dhe Atlantik Siti. Gjithashtu aktiviteti i saj ishte shtrire edhe ne Kanada e quajtur si banda e vdekjes se Montrealtit. Ajo ishte bota e krimit. Historia e mafies irlandeze perfshin edhe qytetet e Irlandes, Anglise dhe Skocise.

Leoo

Posts : 33
Join date : 13/01/2010
Age : 24
Location : Tirane

Shiko profilin e anëtarit http://WwW.MyDj-Leo.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi