Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Tue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Wed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Wed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Wed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Wed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Wed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Wed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Tue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Tue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 11 më Fri Dec 28, 2012 4:20 pm

Shkrimtar Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkrimtar Shqiptare

Mesazh  BuKuRoShjA prej Sun Jan 17, 2010 12:18 pm

Ketu do gjeni informacion te nevojshem per shkrimtaret tane.

BuKuRoShjA

Posts : 18
Join date : 11/01/2010
Age : 24

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ernest Koliqi

Mesazh  BuKuRoShjA prej Sun Jan 17, 2010 12:28 pm

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve. Studimet i kreu në Breshia të Italisë, pastaj në Universitetin e Padovës, ku edhe u doktorua me temën Epika popullore shqiptare. Shkroi nën pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani. Vdiq në Romë më 1975. Ishte ministër i arsimit në kohën e pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa po drejtonte arsimin shqiptar, ai dërgoi në Kosovë dyqind arsimtarë të ngarkuar me libra shqip e me mision që të themelonin shkollat shqipe në Kosovë. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfarë shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, për shkak të veprimit politik të autorit. Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare si: Ora e Maleve, Shkëndija, Shêjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozës moderne shqipe. Përktheu në gjuhën shqipe poetët e mëdhenj italianë: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, që i përmblodhi në dy vëllime të librit Poetët e Mëdhej t’Italís I dhe II. Përgatiti, përktheu në italisht dhe botoi Antologjinë e lirikës shqiptare në vitin 1963. Me librat e tregimeve: Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili janë krejt të veçantë. Vepra poetike me pretendime më të mëdha e Koliqit është Gjurmat e Stinve (1933). Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit). Pasardhës të Koliqit, sidomos në insistimin e gjetjes së veçantive vendore në gjuhë e në jetë, në letërsinë shqipe bashkëkohore para së gjithash konsiderohet Anton Pashku.

Tituj të veprave
Kushtrimi i Skanderbeut, (1924) [1]
Hija e maleve (1929), [1]
Gjurmat e stinëve (1933),
Tregtar flamujsh (1935) [1]
Pasqyrat e Narçizit (1936),
Symfonia e shqypeve (1936).
Kangjelet e Rilindjes (1959),
Shija e bukës mbrume (1960),
Albania (1965),
Epika popullore shqiptare (1937),

BuKuRoShjA

Posts : 18
Join date : 11/01/2010
Age : 24

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bedri Myftari

Mesazh  BuKuRoShjA prej Sun Jan 17, 2010 12:32 pm

Bedri Myftari lindi në fshatin Sklav të Filatit të Çamërisë më 21 dhjetor të vitit 1938, është shkrimtar shqiptar.Në moshën 5-6 vjeçare, me gjithë familjen, u detyrua ta lerë vendlindjen e vet, Çamërinë, i detyruar nga holokausi i monarko-fashistëve grekë dhe erdhën e u vendosën në Shqipëri. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në Fier dhe gjimnazin në Tiranë. Në fillim të viteve ’60 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Ka filluar të shkruajë që në moshë fare të re. Është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1966. Në këtë kohë kishte botuar vëllimin me tregime “Fluturzat e borës” dhe “Mbrëmjet e qytetit tim”, me të cilat ka marrë çmim të dytë dhe të tretë në konkurset kombëtare. Gjatë kësaj kohe një grup të rinjsh, nisën të shkruajnë me dorë të lirë kundër realizmit socialist. Ky grup u zbulua nga organet e sigurimit të shtetit dhe shumica e anëtarëve, me kryetar grupi Bedri Myftarin, u dënuan për propagandë kundër vijës së partisë në art dhe letërsi. Të gjithëve iu hoq e drejta e botimit për 20 vjet. Pas shembjes së diktaturës komuniste Bedriu punoi si gazetar në gazetën “Kosova”, kryeredaktor i gazetës “Tribuna Demokratike”, përgjegjës redaktor në gazetën “Emigranti shqiptar” që dilte në Europë, kryredaktor i gazetës “Bota shqiptare” dhe “Çamëria”. Bashkëpunon me gazetën “Drita” dhe revistën "Krahu i shqiponjës”, ku vazhdon të botojë publicistikë dhe krijimet e veta letrare.

Tituj të veprave
• “Fluturzat e borës”, tregime, 1967
• “Mbrëmjet e qytetit tim”, tregime, 1969
• “Kronikat e vdekjes”, roman, 1994
• “Rojtari i varrezës”, roman, 1995
• “Ti je Eva”, poezi, 1996
• “Pranverë që s’kthehet më”, poezi, 1999
• “Bardh e zi”, publicistikë, 2000
• “Përralla”, Tiranë, 2001
• “Vajza e rojtarit të pyllit”, përralla, 2003
• “Zonja e Ambasadorit”, novela, 2006
• “Simfoni e erërave”, poezi, 2006
• “Pas Kastadivës”, roman, 2007

BuKuRoShjA

Posts : 18
Join date : 11/01/2010
Age : 24

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Naim Frasheri

Mesazh  BuKuRoShjA prej Sun Jan 17, 2010 12:47 pm

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit; vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga një nga dinastitë që dalin nga Dera e madhe Frashëri, ajo e Dakollarëve ose e Dulellarëve. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869).

Me vone punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). dasd Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.

Tituj Te Veprave:
• Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885)
• Shqipëria (1880, botuar më 1897)
• Bagëti e Bujqësi [1], 1886
• Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon)
• Vjersha për mësonjtoret e para
• E këndimit të çunavet këndonjëtoreja,
• Histori të përgjithshme
• Lulet e verës, 1890
• Mësimet, (proza patriotike dhe të moralit)
• Fjala flutarake, (vjersha) 1894
• Historia e Skënderbeut, (poemë epike) 1898
• Qerbelaja (poemë fetare)
• Perëndia, 1890
• Fjalët e Qiririt

BuKuRoShjA

Posts : 18
Join date : 11/01/2010
Age : 24

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare

Mesazh  BuKuRoShjA prej Sun Jan 17, 2010 2:09 pm

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtaret më të mëdhenj të letërsise botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit ("Frymëzime djaloshare", 1954, "Ëndërrimet", 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Tituj të veprave
• Frymëzime djaloshare - 1954
• Shekulli im - (1961)
• Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
• Përse mendohen këto male - 1964
• Motive me diell - (1968)
• Kështjella - roman - 1970
• Kronikë në gur - roman - 1971
• Dimri i madh - roman - 1977
• Ura me tri harqe - 1978
• Kush e solli Doruntinën - roman - 1979
• Prilli i thyer - 1980
• Koha e shkrimeve - 1986
• Piramida - 1992
• Shqipëri - 1995
• Pallati i ëndrrave - 1996
• Poezi - 1997
• Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
• Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 199
• Bisedë përmes hekurash - 2000
• Unaza në kthetra - 2001
• Qyteti pa reklama - roman - 2001
• Pasardhësi - roman - 2004
• Hamleti, princi i vështirë
• Darka e gabuar - roman - 2008

BuKuRoShjA

Posts : 18
Join date : 11/01/2010
Age : 24

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martin Camaj

Mesazh  BuKuRoShjA prej Sun Jan 17, 2010 9:52 pm

Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik të vitit 1925; vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ishte shkrimtar dhe albanolog.

Në Shkodër, në një kolegj, mori edukatë klasike. Emigroi në 1948 në Beograd ku studioi romanistikën, por mori mësime edhe nga teoria e letërsisë dhe gjuhët sllave. Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shejzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përseafërmi me botën arbëreshe. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Munih të Gjermanisë, ku specializohet në gjuhësinë shqipe. Në Munih, ai ligjëron letërsinë shqiptare deri në vdekje. Është përfshirë thuaja në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.

Tituj të veprave
• Nji fyell ndër male - Prishtinë 1953
• Kanga e vërrinit - Prishtinë 1954
• Djella (novelë) - Romë 1958
• Legjenda - Romë 1964
• Lirika mes dy moteve - Munih 1967
• Poezi (1953-1967)- Munih 1967 [1]
• Njeriu më vete dhe me të tjerë - 1978 [1]
• Poezi 1981 [1]
• Drandja (proza poetike)- Munih 1981 [1]
• Rrathë (novelë) - 1981
• Shkundullima - 1985
• Karpa [1] (novelë)- 1987
• Poezi 1981

BuKuRoShjA

Posts : 18
Join date : 11/01/2010
Age : 24

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

loool

Mesazh  Dikush prej Wed Jan 20, 2010 7:58 pm

per nder shum paske shkruajtur

Dikush

Posts : 115
Join date : 20/12/2009
Age : 28
Location : Tropoja/Albalia

Shiko profilin e anëtarit http://wWw.Dikush.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shkrimtar Shqiptare

Mesazh  Sponsored content Today at 5:22 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi