Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Tue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Wed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Wed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Wed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Wed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Wed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Wed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Tue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Tue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 11 më Fri Dec 28, 2012 4:20 pm

Flori tallet në këngë me Orinda Hutën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Flori tallet në këngë me Orinda Hutën

Mesazh  Renato prej Fri Jan 22, 2010 7:44 pm


Edicioni i 11-të i “Këngës Magjike” duket se ka futur në bela dy konkurrentë. Katër javë më parë Orinda Huta u prezantua në Festivalin që organizon çdo vit i mirënjohuri Ardit Gjebrea, me këngën “Oqean”. Menjëherë pas kësaj ajo ishte e ftuar në një emision televiziv, ku këndoi disa këngë “live”. Por fatkeqësisht, ajo nuk mundi t’i çonte deri në fund ato për shkak të një gjendjeje jo të mirë fizike. Kjo i dha një shkas kantautorit Flori Mumajesi të hakmerrej ndaj këngëtares Huta, dikur shumë mikeshë e tij. Por siç duket sot marrëdhëniet kanë ndryshuar. Mumajesi nuk e zgjati dhe menjëherë realizoi një këngë të rrymës “trans”, të titulluar “Playback”. E për ironi këtë këngë e çoi pikërisht tek “Kënga Magjike”, dy javë më parë. Në këngë, edhe pse nuk përmendet emri i këngëtares, ne kemi mësuar se ai ia dedikon tërësisht Orindës. Kështu që ata bëhen të dy konkurrentë në të njëjtin festival.


Kënga
Gjatë gjithë kohës që këndon në skenë, Flori ka zgjedhur që ta shoqërojë atë edhe me një vajzë në krah. Në fakt me dy, sepse fillimisht shfaqet një vajzë e ndrojtur dhe më pas një vjazë seksi që kërcen në mënyrë tejet provokuese. Kënga nis me një thirrje të tri vajzave “hejjj” dhe në krah të Florit shfaqet vajza me flokë kaçurela të verdha me një këmishë poshtë mesit dhe xhinse, e cila lëviz shumë thjesht në krah të Florit. Ajo lëviz ngadalë ndërsa Flori rretullohet rreth saj duke qeshur dhe kërcyer. Në tekstin e këngës thuhet se tashmë këngëtarja del me shoqet në klube dhe një ditë kujtohet t’i kërkojë Florit t’i bëjë një hit. Gjatë këngës ai e tall duke i thënë “a don me ta fal apo don me ta shit” (Ndoshta duke kujtuar këtu faktin, se këngën e parë të realizuar së bashku, “Tani e di” në vitin 2003 Flori ia ka bërë dhuratë Orindës). Më pas ai e këshillon që vetëm “live” të mos këndojë. Ndërsa nis refrenin ai i drejtohet vajzës me fjalët “E ke ti një talent/ dhe pse unë nuk po ta them/ Mos bëj si e vështirë/ Se më kupton ti shumë mirë”. Në këto çaste ai shtyn vajzën e ndrojtur dhe pas disa çastesh shfaqet vajza seksi, e cila ka edhe ngjashmëri në pamje me këngëtaren Huta. Kritikat e Florit vazhdojnë duke i thënë se “Ke pesë vjet që këndon/ të njëjtën këngë për çdo vit vit/. Mos! Artistë të mirë/ e ke të vështirë me këndu ti “live”/ Ta kam mësu “palyback” mirë/.” Dhe ironia dhe tallja e Florit vazhdojnë ku në fund ai e kap prej faqe vajzën seksi i mbulon gojën me dorë dhe i thotë “Mbylle Gojën”!
Motivi i mërisë....
Nuk e dimë sesi e ka pritur këngëtarja Huta këtë këngë të Florit, por nga ana tjetër nuk e kuptojmë përse është lënduar kaq shumë Flori nga Orinda....?! Të jetë vetëm fakti që Orinda e ka zëvendësuar me ndonjë kompozitor tjetër? Apo Flori ka pasur një afeksion për këngëtaren që i kalon caqet e miqësisë...?! Gjithsesi motivi duhet të jetë vërtetë i fortë përderisa ai ka bërë një këngë enkas për të. Në këtë pikë, Orinda duhet të ndihet krenare për këtë gjë!

Renato

Posts : 36
Join date : 22/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi