Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Tue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Wed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Wed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Wed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Wed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Wed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Wed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Tue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Tue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 11 më Fri Dec 28, 2012 4:20 pm

Njohja e Kosovës si shtet i pavarur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Njohja e Kosovës si shtet i pavarur

Mesazh  SpLaSh prej Wed Jan 27, 2010 12:57 am


Në këtë faqe paraqiten reagimet ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 27 shkurt 2008, Gjermania ishte shteti i parë që emëroi ambasadorin e saj në Kosovë. Më 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë[1].

Që nga 13 janari 2010, 65 nga 192 shtete sovrane anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur Republikën e Kosovës formalisht. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (22 nga 27); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën, ndërsa BEja ka dërgura misionin EULEX për të siguruar paqe mbikqyrje të jashtme. Njëzetenjë (21) anëtarë të NATOs nga njëzetëegjashtë (26) gjithsej dhe të dy shtetet e ftuara për anëtarësim (Shqipëria dhe Kroacia) a kanë njohur Kosovën.

Derisa më tepër se një e pesta e shteteve sovrane të OKB-së e njohën Kosovën, Bashkimi Evropian deklaroi se njohja e Pavarësisë së Kosovës varet nga shtetet në veçanti, pra, shtetet do të vendosin individualisht rreth pranimit të Kosovës si shtet. Në këtë rast shumica e shteteve të BE-së e njohën Republikën e Kosovës. Gjithashtu këtë e bën edhe shumica e shteteve të paktit NATO.

Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar dhe konsideruar ilegal aktin e pavarësisë [2], ndërsa Republika Popullore e Kinës ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt. Me 15 maj 2008, Rusia, Kina dhe India, lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën ftojnë për negociata të reja në mes të autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës[3].

Nga fqinjët e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë dhe Mali i Zi e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Republika e Maqedonisë ka ngritur çështje e vijëzimit të kufirit mes saj dhe Kosovës, tani e diskutuar vetëm me Prishtinën kurse më parë vetëm me qeverinë e Beogradit. Komisioni i përbashkët i Maqedonisë dhe kosovës për Demarkacion të kufirit filloi operimet më 25 Mars 2008 në Shkup.[4]

Qeveria e Serbisë si reagim kundër shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës ka thirrur në konsultime ambasadorët e vet nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por në korrik 2008, ambasadorët e saj në shtetet e BE-së u kthyen[5]. Serbia akuzoi liderët kosovarë për tradhëti të lartë. Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq, me 15 gusht 2008, zyrtarisht dërgoi një kërkesë në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth aktit të pavarësisë së Kosovës. Për procedimin e kërkesës, do të vendos Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në takimin e saj në shtator 2008

Fakte dhe statistika të njohjes së Republikës së Kosovës

* Është njohur nga 65 (nga gjithsej 192) shtete anëtare të OKB-së, apo nga 33.85% e tyre.
* Është njohur nga 3 (nga gjithsej 5) shtete anëtare të përhershme të KS të OKB-së, apo nga 60% e tyre.
* Është njohur nga 5 (nga gjithsej 10) shtete anëtare të përkohshme të KS të OKB-së, apo nga 50% e tyre.
* Është njohur nga 22 (nga gjithsej 27) shtete të Bashkimit Evropian, apo nga 81.48% e tyre.
* Është njohur nga 24 (nga gjithsej 28) shtete të NATO-s, apo nga 85.71% e tyre.
* Është njohur nga 35 (nga gjithsej 56) shtete të OSBE-s, apo nga 62.5% e tyre.
* Është njohur nga 33 (nga gjithsej 47) shtete të Këshillit të Evropës, apo nga 70.21% e tyre.
* Është njohur nga 15 (nga gjithsej 57) shtete të Konferencës Islamike, apo nga 26.32% e tyre.
* Është njohur nga 6 (nga gjithsej 22) shtete të Ligës Arabe, apo nga 27.27% e tyre.
* Është njohur nga të gjitha vendet e G7.
* Shtetet që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 71.67% të BPV-së botërore.

SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 23
Location : AlbaNia KuKeS

Shiko profilin e anëtarit http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njohja e Kosovës si shtet i pavarur

Mesazh  Dibrani prej Wed Jan 27, 2010 2:44 pm

Urime per vellezerit tane kosovare shpresoj ta njohe e tere bota kete vit pamvarsine

Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 28
Location : -----------------

Shiko profilin e anëtarit http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

shqiperia kosova

Mesazh  Dikush prej Tue Feb 02, 2010 10:37 pm

Edhe kosovaret jan te mirpritur ne kete forum
dhe do ishte dicka e bukur sikur te kishim edhe kosovar ne kete forum.

Dikush

Posts : 115
Join date : 20/12/2009
Age : 28
Location : Tropoja/Albalia

Shiko profilin e anëtarit http://wWw.Dikush.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njohja e Kosovës si shtet i pavarur

Mesazh  Sponsored content Today at 9:56 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi