Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Tue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Wed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Wed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Wed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Wed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Wed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Wed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Tue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Tue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 11 më Fri Dec 28, 2012 4:20 pm

28.01.2010 Lajmi i fundit nga Vendi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

28.01.2010 Lajmi i fundit nga Vendi

Mesazh  SpLaSh prej Thu Jan 28, 2010 3:52 pm


Durres, masaker ne lokal, 3 te vdekur

Qyteti bregdetar i Durresit eshte tronditur mbremjen e se merkures. Tre persona jane vrare me arme zjarri rreth ores 22 e 30 minuta ne nje bar lokal ne lagjen numer nente te ketij qyteti. (UPDATE)

Persona te maskuar kane hyre ne lokal dhe kane qelluar me bresheri automatike duke lene te vdekur ne vend shtetasit, Luan Curri, 35 vjec nipin e tij Andi Curri 23 vjec, si edhe mikun e tyre Edmond Shemsi.

Te tre personat kane qene duke pire ne barin ne pronesi te njerit prej viktimave. Dy persona mendohet sipas policise te jene futur ne lokal dhe te kene qelluar me bresheri automatiku, duke i lene te vdekur ne vend.

Vrasesit, kane lene brenda ne lokal edhe canten me te cilen kishin transportuar armet e zjarrit dhe me pas jane larguar me nje automjet nga vendi i ngjarjes.

Policia eshte lajmeruar nga banoret e lagjes, te cilet kane qene te shokuar pas kesaj ngjarjeje. Uniformat blu kane ngritur postblloqe ne disa prej segmenteve rrugore brenda qytetit bregdetar, por pa rene ne gjurme te autoreve te krimit.

Policia tha se ka shoqeruar disa persona qe gjendeshin ne afersi te lokalit, kur ndodhi edhe ngjarja, per te marre te dhena me te hollesishme ne lidhje me ngjajren.

Sipas burimeve policore po hetohet edhe e kaluara e shtetasve, si edhe konfliktet apo hasmerite qe ndonje prej viktimave mund te kete patur me pare, per te rene edhe ne gjurme te autoreve te ngjarjes. Sipas policise po hetohet ne te gjitha pistat e mundshme.

SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 23
Location : AlbaNia KuKeS

Shiko profilin e anëtarit http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi